Fazli Hoxha nga Nisma: Tani është koha për unitet, jo për përçarje
07 gusht 2018
| 21:31
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se Republika e Kosovës nuk është projekt i individëve që të vendosin në mënyrë individuale.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se projektin e Kosovës e projektuan dhe e realizuan dëshmorët dhe martirët nga të gjitha trojet tona shqiptare.
“Vetëm të bashkuar mund të kemi suksese në temat nacionale në vend që na presin: dialogu me Serbinë, formimi i ushtrisë dhe agjenda evropiane.
Tani është koha për unitet të spektrit politik dhe jo për përçarje të brendshme.
Qytetarët e Kosovës meritojnë mirëqenie më të mirë!”, ka shkruar Hoxha.