Fazli Hoxha: Nisma në Gjakovë po rritet
Në praninë e 200 delegatëve, të shtunën është mbajtur Kuvendi i Punës së degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se këtij subjekti çdo ditë po i bashkohen anëtarë të rinj.
“Zotimi ynë para katër viteve ishte që Nismën që e filluam ta vazhdojmë duke e rritur me vendosshmëri dhe me një koncept që do të jetë i pranueshëm për çdo qytetar. Të jemi nismëtar të ndryshimeve thelbësore për Gjakovën, këtë po e dëshmon puna e të gjithë aktivistëve të Nismës në qytetin tonë, jemi në rrugë të drejtë fal angazhimit dhe punës me plotë vullnet të secilit anëtarë që dita ditës po i bashkohen subjektit tonë!
Urime, na priftë e mbara”, ka shkruar Hoxha.