Fazli Hoxha: Nisma shquhet për unitet politik
27 shtator 2018
| 08:14
Nisma Socialdemokrate dje ka mbajtur mbledhje me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve, në të cilen ka diskutuar për temat e përgjithshme në vend.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendit i duhet një vizion politik i kujdesshëm me parime, që mbron sovranitetin, funksionalitetin dhe kushtetutshmërinë mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.
“Këtë vizion politik e ka Nisma Socialdemokrate, e cila shquhet për unitet politik në temat e mëdha që e presin vendin”, ka shkruar Hoxha.
/Epoka e re/