Fazli Hoxha: Nisma Socialdemokrate, parti e kthimit të shpresës për qytetarët

10 tetor 2018 | 17:40

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se ky subjekt politik po dëshmohet se është parti e kthimit të shpresës për qytetarët e Gjakovës dhe mbarë Kosovës.

Në takimin me strukturat e Nismës Socialdemokrate të Dukagjinit që është mbajtur në Gjakovë,  ku ishte i paranishëm edhe lideri i kësaj partie Fatmir Limaj, Fazli Hoxha ka thënë se Nisma Socialdemokrate po fuqizohet në Gjakovë dhe në të gjitha komunat e tjera.

Ai ka treguar se dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë është në bashkëqeverisje me disa parti dhe është e përfaqësuar në Asamblenë Komunale me tre këshilltarë.

“Me miratimin e buxhetit për vitet 2019 – 2021, janë të përfshira shumë projekte të Nismës Socialdemokrate që ne i kemi prezantuar gjatë fushatës zgjedhor. Realizimi i këtyre projekteve po reflekton drejtpërdrejt në zgjidhjen e shumë problemeve të qytetarëve të Gjakovës”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate e prirë nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, po dëshmohet se është parti që kërkon përgjegjësi në marrjen e vendimeve të mëdha.

“Vendime këto që po ndryshojnë për të mirë gjendjen e qytetarëve të Kosovës. Pra Nisma Socialdemokrate përmes vendimeve të saj në Qeveri dhe Parlament po kujdeset që Kosova ta ketë një perspektiv më të mirë në ecjen e saj si shtet”, është shprehur Hoxha.

Fazli Hoxha, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe në të ardhmen…