Fazli Hoxha: Para Listës Serbe ka kush ankohet te Johannes Hahn

02 dhjetor 2018 | 21:02

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se para deputetëve të Listes Serbe ka kush të takohet me komisionerin evropian për negociata, Johannes Hahn.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se institucionet e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të marrin vendime si shtet, si ky i fundit për taksën 100 për qind, siç ka thënë ai duke iu kundërpërgjigjur veprimeve destruktive që po bënë Serbia ndaj Kosovës.

Postimi i plotë i Fazli Hoxhës:

Lista Serbe dhe deputetët e saj po vazhdojnë të sillen si viktimë. Tash qenkan bllokuar në zyret e Kuvendit të Kosovës dhe po kërkojnë takim me komisionerin evropian për negociata, Johanes Hahn, i cili të hënën do ta vizitojë Kosovën.
Kadale njëherë, se para jush ka kush takohet, dhe ka kush ankohet para Hahnit për veprimet destruktive që po bënë Serbia ndaj Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të marrin vendime si shtet, si ky i fundit me shumë të drejt për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

https://www.facebook.com/100000608098365/posts/2179240832106165/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Han,…