Fazli Hoxha përkrah iniciativën që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë
28 dhjetor 2022
| 17:23
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka theksuar se iniciativat si kjo gjithmonë do të kenë përkrahjen e tij.
“Kuvendi Komunal i Gjakovës unanimisht ka përkrahur kërkesën e Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. Ishte nder për mua që të jem pjesë e kësaj përkrahje që lulëkuqja të jetë simbol unik i gjenocidit në Kosovë. Iniciativat si kjo gjithmonë do të kenë përkrahjen time”, ka shkruar Hoxha.