Fazli Hoxha përkujton katër dëshmorët e rënë të lejthiat e Gllogjanit
26 maj 2019
| 15:26
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me djalin dëshmorit Beslim Alijaj, kanë bërë homazhe të vendi i quajtur lejthiat e Gllogjanit, në të cilin kanë rënë heroikisht katër dëshmor të kombit.
“Bashkë me Beslim Alijaj (djali i dëshmorit Beslim Alijaj) vendosëm kurorë me lule te vendi i rënies tek lejthiat e Gllogjanit, ku në këtë ditë kanë rënë dëshmorë edhe Rexhep Tafa, Haki Krasniqi dhe Luan Qerimaj. Kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e kombit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/