Fazli Hoxha: Po krijohet klimë pozitive për investime në të gjithë sektorët e zhvillimit ekonomik
Fazli Hoxha, këshilltar politik i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marrë pjesë të hënën në konferencën ndërkombëtare me temën prodhimi i energjisë së gjelbër.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në Kosovë tanimë është krijuar klimë pozitive për të investuar në të gjithë sektorët e zhvillimit ekonomik.
“Në cilësinë e këshilltarit politik të ministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mora pjesë në konferencën ndërkombëtare, e cila u mbajt në Gjakovë, organizuar nga ASTE Kosova Sh.P.K.
Temë e kësaj konference ishte prodhimi i energjisë së gjelbër me aksionarë dhe investitorë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Franca, Italia, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria. Në Kosovë tanimë është krijuar klimë pozitive për të investuar në të gjithë sektorët e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Hoxha.
/Epoka e re/