Fazli Hoxha prezanton kandidatin e radhës të Nismës për këshilltar komunal
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka prezantuar kandidatin e radhës për këshilltar komunal.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Bekim Bezhi është biznesmen dhe kontributi i tij si biznesmen është i domosdoshëm për të fuqizuar edhe më shumë sektorin e zhvillimit ekonomik në Gjakovë.
“Nismës dhe institucioneve lokale në Gjakovë i duhen personalitete të tilla që janë të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i tij:
Bekim Bezhi është kandidati i radhës për këshilltar komunal i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë për zgjedhjet lokale. Familja Bezhi nga fshati Marmull është e njohur për punë të mira për vendin. Bekimi është një djalë punëtor dhe i zoti. Ai drejton një biznes familjar dhe kontributi i tij si biznesmen është i domosdoshëm për të fuqizuar edhe më shumë sektorin e zhvillimit ekonomik në Gjakovë. Nismës dhe institucioneve lokale në Gjakovë i duhen personalitete të tilla që janë të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në të mirë të qytetarëve.
Suksese Bekim!