
Fazli Hoxha: Sa më shpejt duhet të vijë qeveria e re
30 mars 2020
| 21:12
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se sa më shpejt duhet të vijë qeveria e re, përndryshe kjo qeveri në detyrë do të jetë rrezik për vendin.
“Sa më shpejt duhet të vijë qeveria e re, përndryshe kjo qeveri në detyrë do të jetë rrezik për vendin. Shkarkimet hakmarrje brenda kabinetit të kryeministrit në detyrë dhe deklarata shokuese e Agim Bahtirit për vëllavrasje, mund të prodhojnë situatë jo të mirë në vend, të turbullt”, ka shkruar Hoxha.
Ai i ka bërë thirrje presidentit që me urgjencë t’i ftojë partitë politike në konsultim dhe të arrihet një pajtim për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse deri në zgjedhjet e reja.
/Epoka e re/