Fazli Hoxha thotë se janë mobilizuar fuqishëm strukturat e Nismës në regjionin e Hasit për zgjedhje
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të regjionit të Hasit, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në çdo komunë po shihet mobilizim i jashtëzakonshëm i Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e reja parlamentare.
“Ky mobilizim u vërtetua edhe në takimin me kryetarët e nëndegëve të regjionit të Hasit. Nisma në këto zgjedhje po hynë me objektiva të qarta për fitore të radhës. Qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë programit politik, ekonomik dhe social të Nismës Socialdemokrate për një mirëqenie më të mirë për ta. Nisma është e gatshme se kurrë më parë për sukseset e reja”, ka shkruar Fazli Hoxha, kryetar i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.