Fazli Hoxha thotë se Nisma po mobilizohet për zgjedhjet e reja

27 dhjetor 2020 | 22:07

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me anëtarë të kryesisë së degës, ka pritur në takim përfaqësues të nivelit qendror të Nismës, ku kanë diskutuar në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë takim dakorduan për mobilizim sa më të madh në mënyrë që Nisma Socialdemokrate të dalë sa më e fuqishme në zgjedhjet e reja që do të mbahen në vendin tonë.

“Në takimin me strukturat e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë potencuam se konsolidimi dhe forcimi i Nismës është më së i nevojshëm në skenën politike të vendit. Sot Kosova para vetes ka shumë sfida, andaj duhet bashkërendim i temave për t’i tejkaluar këto sfida. Në këtë takim u dakorduam për mobilizim sa më të madh në mënyrë që Nisma Socialdemokrate të dalë sa më e fuqishme në zgjedhjet e reja që do të mbahen në vendin tonë”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka refuzuar mundësin të transferojë falas Mesut Ozilin. Sipas…