
Fazli Hoxha uron qytetarët për ‘Ditën e Forcës’
27 nëntor 2018
| 17:12
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, me rastin e ‘Ditës së Forcës’, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Kosova është më e sigurt me FSK-në, e cila deri në fund të vitit do të merr kompetenca shtesë për t’u transformuar në ushtri.
Ai ka uruar qytetarët për ‘Ditën e Forcës’.
Postimi i plotë i tij:
Kosova shënon sot ‘Ditën e Forcës’, FSK-së. Kjo forcë në vazhdimësi po vlerësohet si institucioni më i besueshëm
në Republikën e Kosovës.
Sot, Kosova është më e sigurt me FSK-në, e cila deri në fund të vitit do të merr kompetenca shtesë për t’u transformuar në ushtri.
Urime Kosovë ‘Dita e Forcës’!