Fazli Hoxha: Votimi i ekipit negociator, një hap tjetër shumë i rendësishëm për shtetin
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kryetar i kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se p votimit të Ushtrisë së Kosovës, votimi i ekipit negociator për dialogun nga Kuvendi, është një hap tjetër shumë i rendësishëm për shtetin.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar votimi i rezolutës për dialogun, nga e cila u votua edhe ekipi negociator, është lajm i mirë, pasi ky proces do të kontrollohet nga Kuvendi për çdo vendim që merret në procesin e fazës finale të dialogut.
“Kosova duhet të ketë konsensus për tema të mëdha”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i tij:
Pas votimit të Ushtrisë së Kosovës, votimi i ekipit negociator për dialogun nga Kuvendi, është një hap tjetër shumë i rendësishëm për shtetin.
Kosova tashme me këtë ekip ka një përfaqësim pozitë-opozitë dhe shoqëri civile për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Është për të ardhur keq që LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje po kundërshtojnë pjesëmarrjen në këtë ekip negociator. Shteti mbrohet kur je pjesë e procesit, dhe nga aty ke mundësinë për ta parandaluar çdo të keqe.
Votimi i rezolutës për dialogun, nga e cila u votua edhe ekipi negociator, është lajm i mirë, pasi ky proces do të kontrollohet nga Kuvendi për çdo vendim që merret në procesin e fazës finale të dialogut.
Kosova duhet të ketë konsensus për tema të mëdha.