![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/1-7.png)
Fazli Thaqi, talenti që do të shpërthejë në të ardhmen
Talentët nga Kosova vazhdojnë të punojnë sa më shumë me vetëm një qëllim, dalja në futbollin elitar dhe përfaqësimin e Kosovës.
Një ndër lojtarët e rinj me të ardhme të ndritshme, që pritet të shkëlqejë në të ardhmen e afërt, është Fazli Thaqi nga Llapushniku i Drenasit, shkruan GazetaGoli.
Thaqi që luan në pozitën e krahut të djathtë te shkolla e ‘New Stars’ i ka vënë vetës një synim, që të luajë për klubin e ëndrrave, Manchester United, pranë idhullit, Marcus Rashford.
“Synimet e mia për të ardhmen janë që të luajë në Manchester United, me futbollistin tim të preferuar Marcus Rashford”.
Futbollisti i ri për GazetaGoli, thekson që dëshira më e madhe është të arrijë në majat e futbollit.
“Dëshira ime më e madhe është që të jem një sportist i respektuar dhe të arrijë në majat e futbollit”.
Thaqi ka vëmendjen e disa klubeve elitare dhe agjentëve që duan ta dërgojnë jashtë vendit, ngase janë të bindur për talenti drenicas.