Fazlija: Dua fitore ndaj Turqisë
28 gusht 2019
| 16:49
Përzgjedhësja e Përfaqësues së Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërdita Fazlija është optimiste se vashat që i drejton mund të shënojnë fitore ndaj Turqisë.
“Sigurisht se kjo ndeshje do të jetë mjaft cilësore nga të dyja skuadrat, por pres që ne t’i gëzohemi fitores. Nuk mund ta themi se na kanë futur nën presion rezultatet e Përfaqësues së meshkujve, pasi ato vetëm sa e kanë motivuar ekipin tonë”, ka thënë Fazlija, e cila e ka rikujtuar edhe përballjen e fundit ndaj Turqisë.
Ndeshja në mes Kosovës dhe Turqisë është e vlefshme për kualifikimet “Euro 2021” dhe zhvillohet të premten nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Epoka e re/