Fazlija, optimiste për ndeshjen ndaj Ukrainës
02 mars 2018
| 10:25
Pas humbjes nga Franca B, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot përballet me Ukrainën nga ora 17:00 në stadiumin “Starlight Side”.
Përzgjedhësja e Kosovës, Afërditë Fazlija, ka bërë me dije se në këtë ndeshje synohet të zhvillohet një lojë ndryshe nga ajo e Francës.
“Pas humbjes kundër Francës do të përpiqemi t’i bëjmë përmirësimet e duhura. Stërvitja ishte e mirë, disponimi i vajzave është i mirë. Mendoj se në ndeshjen me Ukrainën do të jetë më e mirë. Në ndeshjen me Francën, sikur te vajzat, mbretëroi një respekt i tepruar, ndonëse e kuptueshme përballë një rivale siç ishte Franca. Me Ukrainën do ta zhvillojmë një lojë më të mirë”, ka thënë Fazlija.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)