Fazliu dhe Islami vazhdojnë me Feronikelin
05 qershor 2019
| 11:34
Pas Arbër Prekazit dhe Kastriot Rexhës, kontratat me Feronikelin i kanë vazhduar edhe Astrit Fazliu dhe Përparim Islami.
Skuadra kampion e Kosovës ka njoftuar se të dy futbollistët do të jenë pjesë e “Niklit” edhe për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Feronikeli ka paralajmëruar se përveç rinovimit të kontratave me lojtarët aktual, gjatë ditëve në vijim edhe do të përforcohet.
/Epoka e re/