Fazliu: Duam tri pikë ndaj Drenicës
25 tetor 2019
| 22:52
Sulmuesi Astrit Fazliu ka thënë për “Epokën e re” se synim i Feronikeli janë tri pikët në ndeshjen që zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
“Është një ndeshje e vështirë. E dimë se Drenica luan lojë të mirë në fushën e vet. Ne do të udhëtojmë me qëllim që t’i marrim tri pikët që na mbajnë në hap për titull. Do të shkojmë pa Dabiqajn dhe Bojkun”, ka thënë Fazliu.
Ndeshja në mes Drenicës dhe Feronikelit zhvillohet nesër nga ora 14:00.
/Epoka e re/