Fazliu: Hekuran Nikçi, i emëruar kundërligjshëm nga Kurti, largoi nga zyra ime fotografinë e Adem Jasharit

27 nëntor 2024 | 08:44

Nexhat Fazliu, i pezulluar nga puna si udhëheqësi i divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë në Inspektoratin Qendror të Punës, ka publikuar mesazhe me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, i emëruar kundërligjshëm në këtë pozitë nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

Fazliu ka akuzuar se kryeinsepktori Nikçi, i cili vazhdon ta mbajë këtë pozitë pavarësisht se në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi fillestar i Themelores që konstaton se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nxori vendim të drejtë se emërimi i tij ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme, ka urdhëruar të largohen nga zyra e tij fotografitë e familjes së tij dëshmorë, të babait dhe familjarëve të tjerë dëshmorë, si dhe fotografia e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, ka…