Fazliu: Në kohë pademie duhet të nivelizohen pagat e sektorit publik me atë privat
Ekonomisti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë D&D Business Support Center, Safet Fazliu, ka thënë se në këtë kohë të pandemis duhet të nivelizohen pagat e sektorit publik me atë privat.
Ai ka thënë se punëtorët e sektorit publik vazhdojnë t’i marrin pagat në lartësi të njëjtë edhe pa punua, ndërsa atyre të sektorit privat i’u ulen ato në vlerë prej 170 eurosh, pavarësisht lartësisë që i kanë pas. “Cila është logjika e kësaj padrejtësie, ku përpos të tjerash pagat e atyre të sektorit publik paguhen nga taksa e atyre të sektorit privat”.
Postimi i plotë i Fazliut:
Pjesa dërmuese e punëtorëve si të sektorit publik ashtu edhe të atij privat nuk janë duke punuar në këtë kohë pandemie, apo një pjesë janë duke punuar me kapacitete shumë të kufizuara nga shtëpia.
Pavarësisht kësaj, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë t’i marrin pagat në lartësi të njëjtë edhe pa punua, ndërsa atyre të sektorit privat ju ulen ato në vlerë 170€ pavarësisht lartësisë që i kanë pas.
Cila është logjika e kësaj padrejtësie, ku përpos të tjerash pagat e atyre të sektorit publik paguhen nga taksa e atyre të sektorit privat.
Unë mendoj se pagat e punëtorëve të të dy sektorëve (publik dhe privat) nga buxheti i shtetit do duhet të nivelizohen dhe të jenë të njëjta.
Lartësia e tyre do duhej të jetë e barabartë me koston mesatare mujore të shportës së konsumatorit për një familje për kohën sa zgjat kjo situatë e jashtëzakonshëm.
Kategoria që duhej veçua me shtesa në pagë nga paga që kanë marrë deri më tani, në këtë rast janë punëtorët shëndetësorë, policia dhe punëtorët e shitjes me pakicë, të cilët janë duke punuar me orare dhe intensitet shtesë dhe janë duke e rrezikua shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.
Kur ka vullnet për drejtësi dhe barazi, ajo është e thjesht të bëhet.