Fazliu parashikon fituesin e derbit Ballkani – Drita

03 mars 2020 | 23:00

Sulmuesi Astrit Fazliu, ka thënë të martën për “Epokën e re” se Drita synon tri pikët e plotë në përballjen ndaj Ballkanit në Suharekë.

“Sigurisht se do të jetë një ndeshje e fortë ku përballen i pari dhe i dyti. Ne jemi të përgatitur dhe motivuar pas tri fitoreve radhazi dhe shkojmë në Suharekë për fitore. Do të angazhohemi që të vazhdojmë ketë seri pozitive, pse jo të marrim vendin e parë në tabelë”, ka deklaruar Fazliu.

Ndeshja në mes Ballkanit dhe Dritës fillon nga ora 13:00

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në…