Fazliu për LV-në: Mashtruesit bashkë me Listën Serbe filluan diskriminimin e veteranëve të UÇK-së
14 qershor 2022
| 17:08
Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Faik Fazliu, ka reaguar pasi të martën në Kuvendin e Kosovës është votuar Projektligji për pagën minimale, i cili nuk përfshin veteranët e luftës.
Fazliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij së bashku me Listën Serbe, e kanë kaluar në lexim të parë këtë projektligj, duke e quajtur mashtruese.
“Këtë javë kur po shënohen ditët e çlirimit të qyteteve të ndryshme të vendit, mashtruesit së bashku me Listën Serbe edhe ligjërisht filluar diskriminimin e veteranëve të luftës. Turpi ju mbuloftë”, ka shkruar Fazliu në llogarinë e vet në “Facebook”.