Fazliu: Synimi i madh për mua mbetet medalja olimpike
Xhudistja Laura Fazliu, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë kjo më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.
Në një prononcim për European Judo Union, ajo është shprehur e kënaqur me fitoren e sotme, por ka thënë se synimi i saj i madh mbetet medalja olimpike.
“Që mund të qëndroj sërish në podium si në Jerusalem, e prisja këtë. Por të marr medaljen, të festoj fitoren time të parë në turneun botëror, kjo është befasuese edhe për mua. U ndjeva shumë mirë që nga lufta e parë sot, nuk isha nervoz. Mendoj se e meritova fitoren sot. Mësova nga gabimet e mia në Jerusalem. Kur e dija se do të luftonim sërish me njara-tjetrën në finale, mendova se mund t’i befasoja. Unë arrita ta bëj këtë”, tha Laura Fazliu.
“Fitimi i Masters është një hap i madh për mua. Por synimi i madh për mua mbetet një medalje olimpike!”, ka shtuar ajo.