Fazliu vazhdon kontratën me Dritën

10 qershor 2021 | 13:50

Sulmuesi i njohur Astrit Fazliu e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Dritës nga Gjilani. Ish-sulmuesi i Ferizajt, Feronikelit dhe Prishtinës edhe një vit tjetër do të djersitë fanellën e skuadrës gjilanase.

“Astrit Fazliu ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin. Astriti ishte njëri prej lojtarëve me më së shumti minuta sezonin që lamë pas dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit andaj do të vazhdojë të jetë me ne edhe vitin që vjen.

Klubi jonë me Astritin ka arritur suksese të mëdha ku kemi arritur që të shpallemi dy herë kampion dhe kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Dëshira për bashkëpunim ishte e dyanshme andaj marrëveshja është arritur pas një takimi të shkurt mes drejtorit sportiv Valon Zymberi dhe lojtarit”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë…