FBI dhe CIA: Mos përdorni “Huawei”
19 mars 2019
| 11:11
Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë, “Huawei” dhe “ZTE”.
Sipas “CNBC”, shefat e inteligjencës e kanë bërë këtë rekomandim gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës.
Në fjalën e tij, drejtori i FBI-së, Chris Wray ka thënë se qeveria ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit”.
“Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë spiunazh”, ka deklaruar Wray.