FBI-ja heton 850 raste për terrorizëm të brendshëm
Byroja Federale e Hetimit (FBI) në ShBA ka në proces hetimi 850 raste për terrorizëm të brendshëm, ka njoftuar një zyrtar i lartë i kësaj byroje.
Rreth gjysma e 850 e hetimeve përfshijnë aktorë kundër-qeverisë, kundër-autoriteteve, i ka thënë ndihmësdrejtori kundër terrorizmin në FBI, Michael McGarrity, Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.
Dyzet për qind të tjerë janë ekstremistë që nxiten prej ndarjeve racore, ka thënë ai.
“Brenda kësaj përqindjeje pjesa dërmuese janë ekstremistë që motivohen nga raca dhe që mbështesin superioritetin e racës së bardhë”, ka thënë ai.
McGarrity ka theksuar se interneti dhe mediet sociale kanë nxitur rritjen kohët e fundit të kërcënimit që vjen nga ekstremistët e brendshëm, që siç ka thënë ai zhvillohen në mënyrë të ngjashme me kërcënimet që vijnë nga ekstremistët islamikë vendas, të cilët FBI-ja i cilëson si ekstremistë të dhunshëm “të rritur në vend”.
“Ajo që po shohim është shpejtësia me të cilën subjektet tona po rriten si kurrë më parë”, ka thënë ai.