FBI-ja kontrollon shtëpinë e Mike Pence

10 shkurt 2023 | 20:51

Aagjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) aktualisht janë duke kontrolluar shtëpinë në Indiana të ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, për dokumente të klasifikuara, raportojnë mediat amerikane.

Avokatët e Pence thanë muajin e kaluar se gjetën “një numër të vogël” dosjesh të klasifikuara nga në shtëpinë e tij.

Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka konfirmuar ende nëse kërkimi i së premtes lidhet me hetimin e dosjeve të klasifikuara, raporton Rel.

Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, në Indiana pason zbulimin e materialeve të klasifikuara në shtëpinë dhe ish-zyrën e presidentit Joe Biden, në Delauer, dhe sekuestrimin vitin e kaluar të qindra dokumenteve të klasifikuara nga Mar-a-Lago, rezidenca në Florida e ish-presidentit Donald Trump.

Në SHBA, konsiderohet krim vetëm nëse dokumentet e klasifikuara merren dhe mbahen me qëllim.

Prokurorët zakonisht nuk ngrenë aktakuza nëse dokumentet e klasifikuara merren nën posedim aksidentalisht, por nëse ka të dhëna se ka pasur pengim të drejtësisë, gjërat mund të ndryshojnë.

Ekspertët ligjorë thonë se Trumpi përballet me më shumë rreziqe ligjore sesa Bideni dhe Pence.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë,…