FBI-ja thotë nuk është një ngjarje terroriste akti në New Orleans
01 janar 2025
| 14:44
Agjentja speciale e FBI-së, Althea Duncan, ka thënë se incidenti në New Orleans me makinë nuk është një akt terrorist.
“Kjo nuk është një ngjarje terroriste”, ka thënë ajo. Kjo bie ndesh me kryebashkiakun, i cili më herët e cilësoi të tillë.
Në vendngjarje janë gjetur “pajisje shpërthyese të improvizuara” dhe ka thënë se FBI-ja është duke punuar për ta zbuluar rastin.
Ajo ka theksuar se publiku duhet të qëndrojë larg zonës, “derisa të kuptojmë se çfarë po ndodh”.