FBI kërkoi dokumente për armë bërthamore në rezidencën e Trump
Beteja e Donald Trumpit me FBI-në ka shkuar në një nivel tjetër, pasi agjentët e shërbimit amerikan, sipas “Washington Post”, në vendpushimin e Trumpit kanë kërkuar dokumente të klasifikuar në lidhje me armët bërthamore.
Siç shkruan CNN, agjentët nuk i përshkruan dokumentet në detaje dhe as nëse ato kishin të bënin me armët bërthamore që i përkisnin ShBA-së apo një kombi tjetër.
Por nëse rezulton se Trumpi ka marrë një material të tillë nga Shtëpia e Bardhë, do ta ngrinte pyetjen se përse një ish-president do të kishte nevojë për sekrete të tilla të ruajtura nga afër pas largimit nga detyra, shkruan CNN.
Mundësia që një material i tillë të mbahej në një objekt të pasigurt, ku mysafirët shkojnë e vijnë dhe ku do të ishte potencialisht i prekshëm nga depërtimi i një shërbimi të huaj inteligjent, do t’i alarmonte zyrtarët qeveritarë.