FBI qëlloi për vdekje një burrë në Utah që dyshohet se kërcënoi Bidenin dhe të tjerë
FBI-ja vrau një burrë të mërkurën ndërsa po ekzekutonte një urdhër kërkimi në Provo, Utah, thanë zyrtarët federalë.
I dyshuari u identifikua në dokumentet e akuzës si Craig Deleeuw Robertson. Ai kërcënonte politikanë dhe figura publike, duke përfshirë edhe Presidentin Joe Biden dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, thuhet në dokumentet e siguruara nga NBC News.
Robertson e kishte kërcënuar Bregg duke i thënë se do ta priste në një garazh parkimi duke e lidhur atë me filantropistin George Soros, thuhej në dokumentet e akuzës.
“Incidenti nisi kur agjentët specialë u përpoqën të jepnin urdhër arrest të dyshuarit në një banesë. Subjekti është i vdekur”, tha FBI, transmeton KlanKosova.tv.
Incidenti është nën shqyrtim nga Divizioni i Inspektimit të FBI-së. Agjentët nuk u lënduan.