FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerët kinezë

15 nëntor 2024 | 09:04

Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të depërtuar në rrjetet amerikane të telekomunikacionit ka zbuluar një fushatë “të gjerë e domethënëse” spiunazhi kibernetik, që synon vjedhjen e informacionit nga shtetas amerikanë, që punojnë për qeverinë apo që janë në politikë, njoftoi të mërkurën FBI-ja.

Hakerët e lidhur me Pekinin kanë komprometuar rrjetet e shumë kompanive të telekomunikacionit me synimin për të marrë të dhënat telefonike të klientëve, e fituar qasje tek komunikimet private tek “një numër i kufizuar individësh”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga FBI-ja dhe agjencia federale mbi Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën.

FBI-ja nuk identifikoi asnjë prej individëve që ishin në shënjestër të hakerëve kinezë, por tha se shumica e tyre “janë të përfshirë kryesisht në aktivitete qeveritare apo politike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port…