
FBK-ja dënon KB Peja
02 nëntor 2022
| 15:17
Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që ta gjobisë KB Pejën. Për shkak të shkeljes së rregullit për sjellje të tifozëve, lideri i Superligë së Kosovës në basketboll, Peja, është dënuar me 200 euro, sipas nenit 49 të rregullores së Komisionit të Garave.
“Sjellja e shikuesve: 9 sekonda pa përfunduar loja, shikuesit e KB Peja kanë ndezur fishekzjarrë. KB Peja dënohet me 200 Euro, konform nenit 49.10 të PG”, shkruante në komunikatën e KE.