FBK-ja dënon KB Trepça
22 shtator 2021
| 14:52
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka qenë e pamëshirshme për KB Trepçën pas incidentit në ndeshjen e Superligës ndaj Prizreni 16.
Ndeshja që u zhvillua në palestrën “Minatori” nuk përfundoi mirë në fundjavë ku u lëndua edhe një basketbollist i mysafirëve.
FBK-ja e ka dënuar KB Trepça me 1800 euro, kurse basketbollistët Hajrizi, Zekiqi dhe Haxhiu i ka dënuar me nga një ndeshje moslojë si dhe me nga 600 euro.
Bujar Istrefi, zyrtar i KB Trepça është dënuar përjetësisht me ndalesë të ushtrimit të aktivitetit.