FBK-ja dënon KB Trepça
Klubi i Basketbollit, Trepça është dënuar me 2100 euro gjobë dhe tri ndeshje pa praninë e shikuesve në sallë.
Kështu ka marrë vendim Federata e Basketbollit e Kosovës, pasi në ndeshjen ndaj Pejës, tifozët mitrovicas hodhën gjësende në parket.
“Sot morëm vendimin e FBK-së për dënimin e klubit tonë me zhvillimin e tri ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 2100 euro”, thuhet në njoftimin e Trepçës.
“Nuk është hera e parë që duhet të paguajmë çmim të lartë për veprimet e pamatura të një grupi shikuesish, që besojmë se nuk është grup i madh”. “Andaj apelojmë te të gjithë përkrahësit tanë, e që janë vërtetë shumë, që të kenë kujdes të shtuar. Si klub po dëmtohemi seriozisht si në aspektin financiar ashtu edhe për imazhin që me aq mund po e ndërtojmë”.