FBK-ja dhuron fanella të Kosovës

11 qershor 2024 | 14:32

Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë garës FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier ka dhuruar fanella të Kosovës.

Basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani dhe basketbollisti i Kosovës, Ardit Pepaj kanë dhuruar fanella me nënshkrim të tyre për fituesit e fanellës, ndërkohë FBK gjatë eventit ka dhuruar edhe fanella tjera për pjesëmarrësit në këtë event.

FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier është mbajtur më 8 dhe 9 Qershor në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat.

Kjo ishte hera e parë që një garë e tillë u mbajt në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…