FBK-ja i uron Hajrizit shërim dhe rikthim të shpejtë
Federata e Basketbollit e Kosovës i uron shërim sa më të shpejtë basketbollistit të Kosovës, Drion Hajrizi.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Bordi Ekzekutiv i FBK-së, besojnë që Hajrizi do të rikthehet sa më shpejt në parket, aty ku e ka vendin dhe aty ku ka dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.
Driloni ka luajtur rregullisht për Kosovën, që nga pranimi në FIBA deri në ndeshjet e fundit. Basketbollisti mitrovicas ka 29 ndeshje me Dardanët, duke luftuar gjithmonë për çdo top dhe duke qenë ndër më të dalluarit. Ai u shpall basketbollisti më i mirë për vitin 2023 nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa në karrierën e tij ka fituar shumë çmime individuale dhe ekipore.
“Drilën e presim në parket më të fortë se kurrë”, thuhet në postimin e FBK-së.