FBK-ja me katër FIBA Gjyqtarë për periudhën 2023-2025
Federata e Basketbollit e Kosovës është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis me vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionerit të FBK-së për periudhën e licencimit FIBA GOL 2023-2025.
Komisioni Teknik i FIBA-s para disa ditëve ka përfunduar analizën e të dhënave të paraqitura nga Federatat Nacionale për Licencimin e FIBA gjyqtarëve për periudhën FIBA GOL 2023-2025.
Sipas rregulloreve të brendshme të FIBA-s, Licenca për FIBA gjyqtarët është e vlefshme për periudhë dyvjeçare, duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe skadon më 31 gusht 2025.
Për periudhën 2023-2025, FBK-ja ka arritur të ngrit numrin total në katër FIBA gjyqtarë, si dhe një komisioner për dy vitet e ardhshme. Licenca për FIBA gjyqtarë i janë ndarë gjyqtarëve Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari, Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.
Në fund, FIBA si dhe Komisionit Teknik i FIBA-s për licencimin e FIBA gjyqtarëve ka falënderuar punën dhe përpjekjet e FBK-së në zbatimin e procedurës së Licencimit të gjyqtareve për periudhën FIBA GOL 2023-2025.