FBK-ja me masa të rrepta për finalen e Kupës

11 shkurt 2025 | 17:00

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e një ngjarje të sigurt dhe të suksesshme siç është finalja e Kupës.

Në kuadër të përgatitjeve, FBK-ja ka zhvilluar takime me Policinë e Kosovës, sigurimin privat, përfaqësuesit e klubeve dhe tifozerive për të garantuar një mbarëvajtje të qetë dhe profesionale të ndeshjes finale.

Gjithashtu, FBK ka bërë të ditur se të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të organizimit, përfshirë sigurinë, logjistikën, trofetë, medaljet dhe aspektet e rendimit e marketingut të ngjarjes.

Në finalen e Kupës së Kosovës për meshkuj, do të përballen Trepça dhe Bashkimi, ndeshje kjo që nis në orën 19:00 dhe luhen në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sylejman Selimi gjatë dëshmisë së tij në Hagë deklaroi se…