FBK-ja me ndihmën e FIBA-s ua “ngjet” dorën ekipeve të femrave

25 janar 2019 | 14:14

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 28 janarit deri më 1 shkurt do të bëjë shpërndarjen e topave të stërvitjes për ekipet e femrave dhe shkollat e basketbollit të femrave.

Të gjitha ekipet dhe shkollat nga e hëna e deri të premten e ardhshme mund t’i marrin topat që u takojnë.

Duhet theksuar se topat që FBK-ja do t’i shpërndaj janë donacion i FIBA-s, ku kjo e fundit ka vendosur t’i dërgoj topat në Kosovë falë dëshirës dhe vullnetit që Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfaqur në zhvillimin e basketbollit femëror në vendin tonë.

FBK-ja ka lansuar projektin FIBA Europe Girls’ Program, të cilin e ka fituar pas aplikimit në FIBA. Nëpërmjet këtij projekti FBK do të punoj me komunat e Kosovës në masovizimin e basketbollit kosovar ndër vajza, me target vajzat e moshës 6 deri 14 vjeç, prindërit dhe arsimtarët e Edukatës Fizike. Kjo nuk është hera e parë që FIBA ndan donacion në formë të topave për djem dhe vajza të FBK-së, pasi që në disa vitet e fundit falë projekteve që FBK i ka fituar në FIBA ka treguar përkushtim të madh në punën me gjenerata të reja dhe në këtë mënyrë FIBA vazhdimisht ka dërguar topa në Kosovë, të cilat më pas FBK-ja i ka shpërndarë tek skuadrat, por edhe i ka përdorur për nevoja të Kampeve Nacionale dhe Kampeve seleksionuese.

Klubet

  1. Bashkimi
    2. Prishtina
    3. Penza
    4. Kastrioti
    5. Sfera
    6. Vëllaznimi
    7. Trepça
    8. Drita
    9. Vushtrria

Shkollat e basketbollit

  1. Lipjani
    2. AS Prishtina
    3. TRIUMF
    4. KB SUTI
    5. New Born Prishtina
    6. Borea
    7. Kerasan Prishtina
    8. United Basketball
    9. Kalaja
    10. Prishtina Kids
    11. Prishtina e Re
    12. Mitrobasket

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i është gazuar…