FBK-ja nderohet nga FIBA Europe

31 korrik 2024 | 13:16

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), është nderuar nga FIBA Europe për organizimin e suksesshëm të FIBA Kampionati U-18 për Femra, Divizioni C. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka pranuar çmimin për organizimin e Evropianit, nga Edëin Yeats, Komisioner i FIBA-s.

“Gjatë kampionatit nga datat 23 deri më 28 korrik, Prishtina ishte nikoqire e 7 shteteve evropiane si dhe publiku vendas dhe ai i huaj patën rastin të përjetojnë nga afër emocione dhe lojë të bukur të sportit tonë të dashur, Basketbollit!”, thuhet në njoftimin e FBK-së. Federata e Basketbollit të Kosovës vazhdimisht ka pranuar vlerësime pozitive, duke krijuar tashmë traditë në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara…