FBK-ja organizon aktivitet për fëmijët me autizëm

01 prill 2019 | 18:00

Në organizim të organizatës “Autizmi Flet” dhe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe në mbështetje të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë,  do të organizohet një aktivitet i përbashkët kushtuar fëmijëve me autizëm.

Aktiviteti do të mbahet më 27 prill në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës dhe organizata “Autizmi Flet” do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media për të dhënë detaje të tjera rreth aktivitetit në fjalë.

FBK-ja ndihet e nderuar që për herë të parë do të jetë bashkë-organizatore e një aktiviteti për fëmijët me autizëm duke i përkrahur ata nëpërmjet një aktiviteti të basketbollit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa persona kanë tentuar ta kryejnë një vjedhje në katedralen…