FBK-ja organizon Superkupën në Prishtinë

30 gusht 2021 | 15:52

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve nga 1 deri më 5 shtator.

Superkupa do të organizohet në Prishtinë, ku priten ndeshje shumë interesante mes tetë skuadrave të elitës. Të gjitha skuadrat kanë bërë transferime, duke bërë që ky edicion të pritet me interesim të madh. Të mërkurën më 1 shtator do të përballen Prizreni 16 dhe Drita, si dhe klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Ndeshje interesante priten edhe të enjten ku përballen Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.

Të premten do të zhvillohen takimet gjysmëfinale, kurse finalja e madhe të dielën. Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues. Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin.

Orari

1 Shtator/Grupi A-D
16:00 Prizreni-16 – Drita
19:00 Peja – Sigal Prishtina

2 Shtator/Grupi B-C
16:00 Rahoveci – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

3 Shtator
16:00 Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D)
19:00 Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C)

4 Shtator/Pushim
5 Shtator/Finalja 17:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elita Rudi ka filluar pushimet e saja dhe ka bërë…