FBK-ja pezullon garat në kategoritë e reja

13 mars 2020 | 13:34

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me propozim të Komesarit të Garave të FBK-së, konform Statutit dhe Rregullores së Garave të FBK-së ka marr vendim që të pezullohen të gjitha garat e basketbollit tek gjeneratat e reja (11 liga), prej U12 deri në U18 (në të dyja konkurrencat) përderisa të ketë pezullim të mësimit, vendim ky i marr tashmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“I njëjti vendim duhet t’i inkurajojë të gjitha klubet e gjeneratave të reja dhe shkollat e basketbollit, prindërit dhe fëmijët për të pezulluar veprimtarinë e tyre deri në një vendim tjetër. Një vendim i tillë i FBK-së ka qenë i detyrueshëm për shkak të frikës nga koronavirusi Covid-19, që tashmë është përhapur edhe në vendet tona fqinje. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe mbetet si i tillë deri në një vendim të ri të Bordit të FBK-së”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se gjendja në Kosovë është…