FBK-ja reagon për rastin e “vizave” në KB Bashkimi
Lidhur me rastin e fundit të KB Bashkimi me mos udhëtimin në Bullgari ka reaguar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), e cila bënë me dije se tash e sa vite ka bashkëpunim shumë të mirë me Ambasadën e Bullgarisë në Prishtinë më saktësisht me Shërbimin Konsullor të kësaj Ambasade, e cila gjithnjë ka qenë korrekte me FBK-në.
“Prej vitit 2015 kur FBK është bërë anëtare me të drejta të plota në FIBA është duke marr pjesë me 5 Përfaqësuese të Reja në Kampionate Evropiane, Divizione B dhe C, ku këto gara janë organizuar edhe në Bullgari dhe kështu Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë gjithnjë ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e FBK-së, duke treguar gatishmëri dhe korrektësi në çdo aspekt. Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ndjen keqardhje për atë çfarë ka ndodhur me klubin e basketbollit Bashkimi nga Prizreni dhe me këtë rast deklaron se nuk mban përgjegjësi për veprimet individuale të klubeve, të cilat nuk kane qenë të koordinuara apo edhe në dijeni të FBK-së”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)