FBK-ja shpërblehet nga FIBA Europe
01 korrik 2024
| 16:18
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është shpërblyer nga FIBA Europe për organizimin e suksesshëm të FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024
Kosova për herë të parë ishte nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024.
5 ditë ndeshje me 8 ekipe të Evropës, ku publiku vendas dhe ai i huaj patën rastin të përjetojnë nga afër emocione dhe lojë të bukur në Prishtinë!
Me këtë rast, FIBA ka ndarë çmimin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe çmimin e ka pranuar kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.