FBK-ja: Stop dhunës në basketboll
06 dhjetor 2022
| 17:06
Nga 7 deri në 11 dhjetor do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll në kryeqytet. Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organizatorët i kanë marrë të gjitha masat për sigurinë e të gjithë të pranishmëve në palestër.
FBK-ja u bën thirrje të gjithë adhuruesve të basketbollit që t’i përkrahin klubet e tyre të zemrës dhe jo të shfaqin dhunë në palestra. “Presim që Superkupa të jetë spektakël i basketbollit dhe jo i dhunës”, thuhet në njoftim e FBK-së.