FBK-ja të hënën prezanton përzgjedhësin e ri
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se do të organizojë konferencë për media të hënën nga ora 11:00 në zyrat e FBK-së. Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i ri, Jean-Denys Choulet.
“Trajneri me shumë përvojë ndërkombëtare do të shpalos synimet me ‘Dardanët’, që në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Choulet do të japë po ashtu detaje për grumbullimin, që nis më 12 nëntor në Prishtinë’, thuhet në njoftimin e FBK-së.
“Dardanët” më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 me Irlandën. Ndeshjet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
/Epoka e re/