FBOUK-ja organizoi turneun e gjashtë me radhë të Kampionatit Ballkanik “Kosova 2019”

26 shkurt 2019 | 15:07

Federata e Boulingut të Kosovës (FBOUK), në fundjavë e ka organizuar edicionin e gjashtë me radhë të turneut në kampionatin ballkanik të boulingut “Kosova 2019”, që për katër ditë u zhvillua në qendrën Albi në Prishtinë.

Pjesëmarrës ishin nëntë shtete: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Turqia, Mali i Zi dhe Rumania. Në hapjen solemne i pranishëm ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Boulingut, Marios Nicolaides, si dhe drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha.

Sekretari gjeneral i FBOUK-s, Mirsad Sejdiu, vlerësoi lartë organizimin e turneut. “Ky është turneu i gjashtë me radhë që organizohet nga FBOUK, ndërsa gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë. Turneu i Kampionatit Ballkanik ‘Kosova 2019’, është në kuadër të Federatës Evropiane të Boulingut (ETBF), ndërsa llogaritet ngjarja më e madhe momentale ballkanike në bouling, pasi kampionati ballkanik nuk mbahet shkaku i katër shteteve të Ballkanit që nuk janë pjesë e Federatës Evropiane të Boulingut”, deklaroi Sejdiu për faqen zyrtare të KOK-ut.

Vendin e parë e zuri, Nick Kekesis nga Greqia, në të dytin doli, Mariana Meteksinova (Bullgari), ndërsa pozita e tretë i takoi, Tihomir Nikolov (Bullgari). Më të suksesshmit ndër garuesit tanë dolën, Mirsad Sejdiu dhe Nysret Haziri, të cilët zunë pozitat 13 dhe 15. Pjesëmarrës ishin 38 garues.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur…