FC Ballkani kërkon nga UEFA të zbritet çmimi i biletave për dy ndeshjet e ardhshme
Skuadra FC Ballkani ka thënë se i ka analizuar me seriozitet kërkesat për zbritje të çmimit të biletave, por se tashmë ka kaluar koha e dhënë nga UEFA.
Ky klub ka kërkuar që për dy ndeshjet e ardhshme të bëhet zbritja e çmimit të biletave, njofton Klan Kosova.
“Çmimin jemi munduar ta harmonizojmë me klubet, me te cilat na jemi duke u rivalizuar në grup, me të cilët bëjmë garën jo vetëm sportive por edhe të marketingut dhe të gjithë segmenteve të cilat e përcjellin këtë garë prestigjioze, gjithnjë duke tentuar të rrisim nivelin e përfaqësimit dhe vlerësuar sa më lartë klubin tonë”.
“Sidoqoftë, ne si klub kemi analizuar me shumë seriozitet dhe përkushtim kërkesat tuaja, duke kërkuar nga UEFA që dy ndeshjet e ardhshme të zbresim çmimin e biletës, pasi në ndeshjen e parë ndaj Cluj nuk kemi mundësinë pasi që ka kaluar deadline i dhënë nga UEFA”.
“Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj për ju që nuk keni mundësi të pajiseni me biletë hyrëse për ndeshjen hapëse me datën 08.09.2022 ndaj CFR 1907 Cluj”.